May 18, 2024
Maqedoni

Shkup, mbahet marshi protestues në kuadër të Javës Çame

Në Shkup sot është mbajtur marshi protestues në kuadër të Javës Çame. Dhjetëra pjesëmarrës janë nisur nga platoja para kalasë për të përfunduar para objektit të ambasadës greke në Shkup. Gjatë marshimit ata kanë brohoritur se çamëria është pjesë e shqiptarisë, ndërsa është dënuar edhe gjenocidi grek kundër shqiptarëve.

Antari i shoqatës kulturore “VIZION M”, Afan Sherifi, gjatë fjalimit të tij para Ambasadës Greke tha se këta protestues i kërkojnë Greqisë që shqiptarët nga Çamëria të rikthehen për ti vizituar shtëpit dhe varret e të parëve të tyre.

Sherifi tha se ata kërkojnë zgjidhjen e çështjes Çame duke vepruar në frymën evropiane, siç ttha ai, është e drejta e jetës e pronës dhe e drejta e besimit fetar.

Ndërkaq, të njëjtat kërkesa që u shpalosën nga protestuesit, ishin të shkruara në letër, ndërsa ajo letër nga organizatorët u dërgua edhe tek Ambasade Greke.