May 17, 2024
Maqedoni

Shkup, femra sulmon fizikisht mashkullin në parking

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se është rrahur nga një grua në një parking në rajonin e Karposhit, transmeton TV21.

“Më datë 08.07.2023 në ora 00.10 në Stacionin Policor në Karposh, B.B.(48) nga Shkupi denoncoi se më datë 07.07.2023 rreth orës 20.15, në parkingun në afërsi të objektit hotelerik në rajonin e Karposhit, pas një përleshje paraprake, është sulmuar fizikisht nga një grua N.S.. Merren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.