May 4, 2024
Lajmet e reja

Shkollat profesionale në kërkim të nxënësve

Shkollat e mesme profesionale tashmë kanë nisur garën për pranimin e sa më shumë semimaturantëve. Nga shkolla e mesme profesionale “Zdravko Cvetkovski” thanë se përveç interesimit për arkitekturë dhe dizajn interesimi ka nisur të rritet edhe për drejtimet ndërtimtari dhe gjeodezi për të cilat janë paraparë edhe bursa.

“Të gjitha drejtimet janë drejtime që kanë të ardhme. Arkitektura dhe dizajni janë pak më të kërkuara mirëpo edhe ndërtimtaria dhe gjeodezia kanë rritje. Edhe këtë vit, ndërtimtaria dhe gjeodezia janë duale dhe nga Ministria e Arsimit do të kenë bursa”, tha Tesnim Etemi, zv drejtor.

Nxënësit që janë në përfundim të arsimit profesional vlerësojnë se gjetja e një vendi të punës është e sigurt, e lehtë e madje fitimprurëse.