April 30, 2024
Maqedoni

Shkollat e Tetovës nuk do të kenë problem me ngrohjen/ Ademi: Ka naftë në të gjitha shkollat, janë bërë edhe prokurimet për 2024

Shkollat e fillore dhe të mesme në Tetovë këtë vit nuk do të kenë problem me ngrohjen. Sipas komunës , rezervat që i posedojnë shkollat janë të mjaftueshme së paku deri në fund të këtij viti që shkollat të kenë ngrohje.

“Sezoni dimëror ka filluar më 15 tetor, tani sipas kushteve varësisht nëse është shumë ftohtë, shkollat normal se e lëshojnë nxehjen. Deri në fund të vitit ka naftë për të gjitha shkollat. Mirëpo edhe për vitin e ardhshëm 2024 shkollat i kanë mbaruar tenderimet dhe kanë naftë”- deklaroi Validin Ademi, Sektori sër Arsim, Tetovë.

Drejtoresha e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”, Sihana Kaba Kasami, konfirmon se kanë naftë të mjaftueshme, se sistemi i ngrohjes është testuar më herët dhe se tanimë është lëshuar.

“Prioritet në këtë vit e kemi shkaku se gjatë verës ne e bëmë edhe ndërrimin e dyerve dhe të dritareve kështu që vërejtëm se nxehtësia nuk na del më jashtë siç na dilte ditëve të kaluara kur ishte më ftohtë nëpër klasa. Bile nxënësit reaguan dhe thanë se duhet të ndalet pak pasi që bën shumë nxehtë nëpër klasa”0 tha Sihana Kaba Kasami, Drejtoreshë E Shfk “Kirili Dhe Metodi”.

Përveç kësaj shkolle, edhe drejtorët e shkollave të tjera komunale që i kontaktuam thanë se janë të furnizuar me lëndë për ngrohje.