Etem Xheladini

Nëse marrim parasysh mendimet e dijetarëve që krahasojnë diellin me tokën, jetën me diturinë, ata thonë se toka nuk do të kishte vlerë pa diellin, ashtu siç nuk do të kishte kuptim jeta pa diturinë. Dija është drita që ndriçon rrugën e shoqërisë dhe e nxjerr njeriun nga errësira e padijes.
Në këtë frymë, hapja e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në shkollat e mesme në Kumanovë si: Gjimnazit më 7 tetor 1991, si dhe hapjen e paraleleve në qendrat e shkolla të mesme: Ekonomisë, Teknikës, Bujqësisë dhe Medicinës në Kumanovë gjatë viteve 1993, 1994 dhe 1995, pas mbylljes së tyre nga pushteti i kohës më 1987/1988, përbën një nga arritjet më të rëndësishme arsimore dhe kombëtare për hapësirën tonë.
Po ashtu, hapja e Fakultetit të “AB”-së në Kumanovë më 22 Nëntor 2008 ishte dhe mbetet një “diell” i fuqishëm për zhvillimin arsimor dhe intelektual të gjeneratave të reja. Sa më e fortë të jetë drita e dijes, aq më e ndriçuar dhe më e përparuar është hapësira ku ajo përhapet.
Institucionet arsimore nuk janë vetëm objekte mësimi; ato janë vende ku formohet mendja kritike, ndërtohet e ardhmja dhe ruhet identiteti. Ato janë themelet mbi të cilat mbështetet përparimi shoqëror dhe kombëtar.
Uroj dhe besoj që të rinjtë, nxënësit, studentët dhe të gjithë dashamirët e arsimit të vazhdojnë rrugëtimin drejt dritës së dijes, sepse vetëm përmes arsimit të qëndrueshëm dhe cilësor mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë, më të vetëdijshme dhe më të ndriçuar.

sqShqip