July 27, 2024
Diaspora

Shkolla shqipe në Londër shënon 30 vjetorin e themelimit

SHKOLLA SHQIPE “KOSOVA” NË LONDËR, 30 VITE MËSIM SHQIP NË BRITANINË E MADHE

Talat Pllana, drejtori i Shkollës Shqipe “Kosova” në Londër, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Londër, Angli, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore e komunitare.
Me drejtorin Talat Pllana bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

TRIDHJETË VJETORI I PUNËS SË SHKOLLË SHQIPE “KOSOVA” NË LONDËR

Arsimi ka qënë e mbetet në të njëjtën kohë, një nga drejtuesit e suksesit të spikatur, të prekshëm e të dukshëm të kombit Shqiptar. Shkolla shqipe bëri rrugë të gjatë e të mundimshme mrenda shkullit që e lamë pasë dhe atij paraprak. Dhe sot kemi me çfarë të krenohemi, sepse shkolla shqipe nuk gjallon më vetëm në trevat shqiptare etnike, por gjithandej edhe në diasporën ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku jetojnë një numër i madh i shqiptarëve të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare. Shkolla shqipe “Kosova” shenon hapin e parë në organizimin e shkollës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Me 3 tetor 1993 u hap shkolla e parë shqipe me inciativen time dhe me përkrahjen e disa bashkatdhetarëve. Hapi i dytë ishte që të zyrtarizohet dhe certifikohet shkolla shqipe, duke respektuar dhe zbatuar ligjet dhe normat e shtetit britanik. Mësimi i gjuhës shqipe në Britaninë e Madhe ka histori krenarie për lakmi, ajo nisi punën e saj tridhjetëvite më parë në dy komunat e Londrës, në Vestminister dhe në Komunën e Camdenit. Në këtë shkollë fëmijët shqiptarë, sado të gjendur nën trusnin e madhe të gjuhës dhe kulturës Angleze, kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë mundësinë që t’a mësojnë gjuhën shqipe. Nga viti 1993 e gjer më sot kemi organizuar më se 30 shkolla. Me sakrifica të shumta mësuesit atdhetarë morën përsipër një detyrë të vështirë, që mësimin ta bëjnë në baza vullnetare, të vazhdonin traditën e rilindasve tanë. Shteti ynë nuk i ka mbështetur këta mësues vullnetarë, as financiarisht dhe as ligjërish deri më sot. Mësuesi i cili zhvillon mësimin e gjuhës shqipe në mënyrë vullnetare është atdhetar, patriot. Aktualisht numri i shkollave shqipe është solid të cilat përpos mësimit të gjuhës shqipe, zhvillohen edhe aktivitetet tjera festive që lidhen me datat më të rëndësishme për kombin shqiptar. Numri më i madh i nxënësve është nga Kosova dhe Shqipëria, por ka edhe nga trevat tjera shqiptare.

SHKOLLA SHQIPE DHE RRITJA E NDËRGJEGJES KOMBËTARE

Ajo ka për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotërojnë mirë gjuhën e shkruar shqipe, t´a kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre, të kenë njohuri mbi lëmin e pasur etnografik (doke e zakone shqiptare, arte popullore etj.), të trashëguara brez pas brezi si karakteristikë dalluese e kombit tonë të lashtë. Shkolla Shqipe synon gjithashtu që nëpërmjet leximeve letrare nga autorët më të njohur, mësimeve të gjuhës, pjesëve historike dhe atyre gjeografike, të kulturës muzikore dhe asaj figurative, të edukoj me krenari kombëtare shqiptare.Të mëkoj ndjenjat e dashurisë për vendlindjen e të parëve që manifestohet nëpërmjet veprimtarive të ndryshme si dhe perspektivën e rikthimit në atdhe. Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit me respekt dhe mirënjohje ndaj vendit mikpritës dhe në këte kuadër trason rrugët e bashkëpinimit të saj me shkollën ku aneksohet, duke shfrytëzuar njohuritë shkencore e kulturore të përbashkëta, në këtë mënyrë që nxënësit të përgatiten për jetën dhe të aftësohen për të punuar në mënyrë të pavarur. Mësimi i gjuhës shqipe, ndihmon në zhvillim të mirëfilltë dygjuhësor e dykulturor të nxënësit, njëkohësisht hapë shteg edhe për një integrim të natyrshëm në shoqërinë ku ata jetojnë dhe lehtëson pengesat e riintegrimit në shoqërinë e vendit të origjinës. Për më shumë, është konstatuar se mësimi i gjuhës dhe i kulturës së origjinës ndikon dukshëm në rritjen e suksesit të nxënësve në shkollat Angleze.

MËSIMI SHQIP NË DIASPORË LUAN ROL HISTORIK

Mësimi në diasporë ruan edhe natyrën historike dhe kombëtare, sepse festat nacionale të cilat festohen në diasporë,ndikojn në kultivimin e vetëdijës kombëtare. Pavarësia e Kosovës ka çelur të gjitha rrugët e bashkëpunimit në mes të institucioneve vendase dhe shqiptarëve kudo qe jetojnë në diasporën shqiptare. Pra krahas kësaj, pritet qe MASHT-i të jetë më gjithëpërfshirës, në hartimin e ligjeve për arsim, të përfshihet edhe mësimi në diasporë, sepse programet e Ministrisë së Arsimit do të luajnë rol vendimtar në ecurinë e kësaj fushe të arsimimit. Mësimi plotësues i gjuhë shqipe, organizohet në institucionet shkollore por pas mësimit anglez. Kjo është veçori për shkollën shqipe në Britaninë e Madhe, ndërsa në disa shtete tjera të Evropës kanë një përkrahje më të madhe institucionale nga shtetet e tyre. Në disa shtete të evropës, është arritur qe mësimi shqip të jetë i përkrahur edhe nga institucionet shtetërore për të huajt. Pra ne presim, por edhe apelojmë njëkohësisht që MASHT-I të ndikojë me autoritetin e vet për të përmirësuar nivelin e mësimit shqip kudo në diasporën shqiptare edhe në Britaninë e Madhe. Krahas kësaj duhet të bëhen përpjekje të shumta në mënyrë qe arsimi shqip të përfshihet në nivel fillor. Gjeneratatë që lindin në diasporë janë ndër më të rrezikuarit nga asimilimi. Andaj koj formë e ruan sadopak ruajtjen e identitetit komnëbëtar ku përfshihet gjuha, kultura dhe historia, gjeografia dhe arti shqiptar. Është shumë me rëndësi të theksojmë se talentet të cilët rriten dhe edukohen në diasporë të kontribuojnë edhe në vendlindjet e tyre. Kështu në Britaninë e Madhe janë një numër mjaft i madh i talenteve qe ia kanë lakmi edhe kombet tjera. Rita Ora dhe Dua Lipa, yjet e muzikës botrore kanë qenë nxënëse të Shkollës Shqipe “Kosova”. Pra, talentet tanë kanë shënuar rezultate në të gjitha aspektet, duke përfshi edhe lëmit shkencore me rëndësi vitale.

KRYEMINISTRI TONI BLER VIZITOI SHKOLLËN SHQIPE “KOSOVA”

Është rast i veçantë kur nxënësit tanë recituan një poemë për Kosovën para kryeministrit, Toni Blerit, Vizita e kryeministrit Bler kishte ardhur si rrjedhojë e sukseseve të shumta të treguara nga shkolla shqipe “Kosova”. Vlerësimet për organizimin e punës në shkollë është bërë nga Autorieti Nacional i Arsimit në Britaninë e Madhe. Vlerisime këto të bëra nga nga Inspektorët e Autoritetit Nacional të Arsimit. Ata e kanë vlersuar përgatitjen e dokumentacionit conform ligjeve të shtetit, kanë hospituar në mbajtjen e mësimit nga mësuesit në orët e mësimit. Puna e mësuesesve dhe arritjet e nxënësve së bashku me dokumentcionin e shkollës shqipe në respektimin e ligjeve të shtetit Britanik, është vlersur tre hera radhazi me Certikatatë më të larta nga e bronzit, argjent dhe e artë. Shkolla ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në unitetin e bashkëatdhetarëve dhe fëmijëve tanë. Në vitin shkollor 1996/97, prindërit dhe arsimtarët formuan Këshillin e Arsimtarëve Shqiptar dhe Lidhjen e Prindërve, subjekt ky përmes së cilit organizohet edhe sot shkolla shqipe në Londër. Me këtë rast duhet t’i kujtojmë mësueset e para të shkollës shqipe. mirënjohja më e madhe për këtë u takon mësueseve: Drita Ibishit, Azemine Pllanës dhe Sanije Hazirit, të cilat për disa vjet me radhë punuan në baza vullnetare dhe pa kurfarë kompensimi material. Shpërblimi i vetëm për këto mësuese, për disa subjekte shqiptare dhe individë anglezë që ndihmuan në mbarëvatjen e punës së shkollës shqipe ishte dhënia e mirënjohjeve nga drejtoria e shkollës.

MËSUESIT E ANGAZHUAR ME SHKOLLËN SHQIPE

Më vonë në këtë shkollë kanë punuar prej 1 deri në 2 vjet këta arsimtarë e arsimtare: Vjollca Gjerqeku, Natasha Cerga, Arijeta Bajrami, Vitila Ujkaj, Agime Teshlica, Naim Haziri, Milikije Jahaj, Xhevat Ademi, Ajnishahe Shamolli, Sami Islami, Zarife dhe Faik Sogojeva, Bahri Nici, Myrvete Mripa, Nedime Berisha, Sebahate Abazi,Time Avdullahu, Shqipe Gollaku, Lumnije Islami, Laura Dermaku , Arbërije Pllana, Minire Vitia, Rudina Zeqiri, Elita Sahiti, Samidije Zulfo, Merita Lutvi dhe Adem Hulaj. Në 10 vitet e fundit janë duke punuar këto mësuese: Zyrifa Kqiku, Arta Tivari, Nadire Hashani. Prindërit dhe arsimtarët përherë kërkojnë forma të reja të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Duke u bazuar në kërkesën e prindërve të fëmijëve shqiptar të vendosur në zonat e ndryshme Londrës, është vlersuar dhe janë hapur edhe paralele të tjera. Ndihma e drejtorisë së shkollës ishte, në ofrimin dhe sigurimin e Plan- Programit të Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës së Kosovës, si dhe sigurimin e një numri të teksteve. Përveq mësimit, nxënësit dhe arsimtarët kanë organizuar dhe organizojnë në vazhdimësi edhe programe dhe aktivitet tjera jashtëmësimore si: vizita shkollave në Londër dhe jashtë Londrës, Rëndësi të posaçme ka edhe pjesëmarrja e nxënësve në manifestimet kulturore, veqanarishtë me programe kulturore me rastin e festave të ndryshme, si për festën e Pavarsisë së Shqipërisë, Pavarsisë së Kosovës, Ditës së Mësuesit, Ditës së Nanave, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe organizimin e kampingut verorë etj. Me formimin e Lidhjës së Arsimtarëve dhe Lidhjes së Prindërve Shqiptarë u krijua lidhja e kontakteve me Ministrinë e Arsimit dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, me çrast na u lehtësua puna. U vuanë kontakte institucionale dhe në këtë menyrë organizimi i punës vinte duke u përmirësuar e numri i nxënësve e paraleleve të reja dhe i mësuesve shtohej çdo vit. Edhepse numri i nxënësve është rritur ne nuk jemi të kënaqur me përfshirjen e fëmijëve sepse disa prindër ende nuk e kanë të çartë rëndësinë e shkollës shqipe në rruajtjen e gjuhës dhe indentitetit kombëtar të fëmijëve. Sa i përket teksteve shkollore vitve të fundit situata është përmirësuar dukshëm me ofrimin dhe shpërndarjen e teksteve të veçanta për mësimimin plotësues nxënësve të Shkollës Shqipe “ Kosova”. Tekste këto të përpiluara nga ekspertët nga Kosova dhe Shqipëria. Për sukseset në këtë shkollë duhet posaqërisht të falënderojmë mësuesit, nxënësit, prindërit dhe Drejtorinë e Shkollës Shqipe “Kosova”. Drejtoria e shkollës së bashku me mësuesit e adhur nga trevat e ndryshme shqiptare e mbajtën gjallë këtë vatër të atdhetarizmit. Mësuesit, meritojnë nderimet më të mëdha. Ata dhanë e vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për mësimin e gjuhës shqipe. Ata kontribuan në arsimin tonë kombëtar duke ju mësuar fëmijëve shqiptarë gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare. Duke larë një borxh ndaj arsimit kombëtar, ndaj atyre që kishin nevojë për arsimin dhe edukimin kombëtar. Me anën e dritës së pashuar, ndritën mendjet e fëijëve tanë. Prandaj, me plot të drejtë, kjo shkollë mund të quhet Vatër Diturie dhe Aktivitetit Kombëtar. Te Shkolla Shqipe “Kosova” në Londër mësimi shqip është falas dhe me mësues të certefikuar. Fëmijët që ndjekin mësimet në shkollën shqipe janë të avansuar, të kënaqur në nxënjen e njohohurive të gjuhës shqipe dhe kulturës e traditave kombëtare.

PËRGATITJET PËR FESTIMIN E 30 VJETORIT TË SHKOLLËS SHQIPE “KOSOVA” NË LONDËR

Tashmë i kemi bërë përgatitjet për festën tonë të madhe me rastin e 30-të vjetorit të zhvillimit të procesit edukativi-arsimor. Në bashkëpunim të përhershëm: shkollë-prindër e nxënës ne kemi formuar Këshillin për Organizimin e Festimit të këtij përvjetori. Këshilli Orgniztiv për Festimin e 30 vjetorit, i cili do mirret me përgatitjen edhe të Monografisë të Shkollës Shqipe “Kosova” në Londër, shkollës së parë në Britaninë e Madhe. Mësueset tona të nderuara do të përgatisin një program me pika të larmishme muzikore, me valle e me recitime të shumta nga nxënësit e shkollës sonë. Me këtë rast do të kemi të ftuar shumë mysafirë nga komuniteti ynë dhe me gjerë, pra përfaqësues të shumtë të organizatave të ndryshme në Londër si edhe nga institucionet e ndryshme e qeveritarë britanik.

PËRGATITJA PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR NË SHKOLLËN SHQIPE “KOSOVA”

Përgatitjet për fillimit e vitit të ri shkollor kanë filluar që në muajin Gusht, në sigurimin e librave, tekste, hartave dhe mjeteve konkretisursr për nxënësit e shkollës tonë. Eshtë përgatitur njoftimi për fillimin e vitit të ri i cili është dërguar mjeteve elektronike FB dhe është bërë publike. Eshtë caktuar dita e regjestrimit të nxënësve dhe dita e fillimit të vitit të ri, dhe apeli për prindër dhe bashkatdhetar, të cilin po bashkangjesim si më poshtë: Shkolla Shqipe ”Kosova” në Londër po përgatitet të hapë dyert e saj për të 30-tën herë me radhë, vit ky jubilar ku me punë të palodhshme e me bashkëpunim të përhershëm të prindërve arritëm suksese të lakmueshme, suksese këto që na bëjnë të jemi krenarë përherë. Shkolla jonë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për mësimin e gjuhës shqipe, të historisë dhe të kulturës kombëtare shqiptare, për fëmijët e komunitetit tonë shqiptar që jeton e banon në Londër dhe në periferi. Një falenderim i madh shkon për të gjithë prindërit e nxënësve tanë që ndër vite e përkrahën shkollën shqipe duke dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm! Puna e tyre e palodhshme solli rezultate për të cilat ne sot krenohemi shumë. Procesi edukativo-arsimor do të fillojë me datën 10 Shtator 2023. Regjistrimin e fëmijëve mund ta bëni që tash ose në shtator, kur të fillojë mësimi i rregullt çdo të diel nga ora 11.00 tek lokalet e Shkollës Haverstock, përballë stacionit të trenit nëntokësor Chalk Farm. Telefonat për komunikim: 07525750445 – Talat Pllana, drejtor, 07716706236 – mësuese Zyrifa Kqiku, 07742386046 – mësuese Nadire Hashani dhe, 07576486342 – mësuese Arta Llunji. Nxënësit do të ndahen në tri grupe në bazë të nivelit të njohurive që zotërojnë. Grupi i pare – fillestarët, të cilët do të punojnë me Abetarën, mosha mbi 5 vjeç. Grupi i dytë – nxënësit që kanë mbaruar abetaren. Grupi i tretë – nxënësit me njohuri më të avancuara. Programi për Mësimin Plotësues të Shkollës Shqipe është i përgatitur nga Kurrikulla e dy ministrive të arsimit, asaj të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës. Sipas kushteve e në harmoni me ligjet në fuqi, do të zhvillojmë edhe aktivitete të ndryshme. Shpresojmë se në këtë vit akademik do të na bashkangjitën edhe më shumë prindër nga komuniteti ynë në këtë mission të bekuar kombëtar, në ruatjen e gjuhës shqipe, parakusht për ruajtjen e trashëgimisë sonë, të traditës dhe të identitetit kombëtar tek fëmijët tanë.

GJUHA SHQIPE SI ELEMENT I INDETITETIT KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË MBRETËRINË E BASHKUAR

Shkolla Shqipe “Kosova” sivjet do të hapë dyert e saj për të 30-tën herë me radhë. Për herë të parë shkolla jonë e filloi procesin e rregullt edukativo-arsimor në Mbretërinë e Bashkuar vitin e largët 1993, e për të mos u mbyllë asnjëherë, pra edhe gjatë kohës së pandemisë së covid-it ne keni punuar përmes platformës Zoom. Për tri decenie pa u ndalë Shkolla Shqipe “Kosova” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e gjuhës shqipe ndër brezat e rinj të bashkatdhetarëve në Mbretrinë e Bashkuar. Pa harruar kulturën, traditën dhe histirinë tonë kombëtare shqiptare. E këtë e arritem falë interesimit dhe bashkëpunimit të përhershëm të bashkatdhetarëve tanë, prindërve të mrekullueshëm që nuk e kanë kursyer veten kurrë, por diten e tyre të pushimit i kanë sjellë fëmijët në shkollën shqipe. E po ashtu në të gjitha format e mënyra të tjera e kanë mbështetur dhe promovuar punën tonë te palodhshme që ne kemi bërë në arsimimin dhe në edukimin e breznive të reja. Për këtë u jemi falenderohës në përjetësi, ngase ky bashkëpunim edhe solli rezultate të lakmueshme për të cilat ne sot jemi shumë krenarë. E krenarë me prindërit e vet do të jenë edhe fëmijët e tyre, nxënësit e shkollës sonë. Sepse ata prindër nuk lejuan që fëmijët e tyre të harrojnë gjuhën, historinë e kulturën tonë kombëtare, pra prejardhjen dhe rrënjët e lashta shqiptare. Ju lumtë krahu dhe zoti i bekoftë të gjithë bashkatdhetarët tanë, prindërit e mrekullueshëm shqiptarë.

MBËSHTETËSIT E SHKOLLËS SHQIPE “KOSOVA” PËR 30 VITE

Bashkatdhetarët tanë për 30 vite pune të Shkollës Shqipe “Kosova” kanë qenë mbështetsit kryesor. E këtë e arritem falë interesimit dhe bashkëpunimit të përhershëm të bashkatdhetarëve tanë, prindërve të mrekullueshëm që nuk e kanë kursyer veten kurrë, por ditën e tyre të pushimit i kanë sjellë fëmijët në shkollën shqipe. E po ashtu në të gjitha format e mënyra të tjera e kanë mbështetur dhe promovuar punën tonë të palodhshme që ne kemi bërë në arsimimin dhe në edukimin e breznive të reja. Për këtë u jemi falenderues në përjetësi, ngase ky bashkëpunim edhe solli rezultate të lakmueshme për të cilat ne sot jemi shumë krenarë. Ministria e Arsimit të Republkës së Kosovës na ka mbështetur, me Kurrikullat e pëgatitura nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë. Këto dy ministri të dy shteteve shqipëtare, na kanë mbështet, me ndihmen e tyre me libra, doracakë e fletore pune. U jemi mirnjohës dhe i falenderojmë pafundësisht! Gjeneratat që po edukohen e arsimohen në frymën kombëtare shqiptare do tu jenë falenderues përgjithmonë. Dy Ambasadat tona, pra Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës, në Lonër na kanë mbështetur përherë. Në çdo festë tonën dhe aktivitet të ndryshme, dy ambasadorët përherë kanë qenë aty dhe kanë festuar bashkë me komunitetin tonë.Dy ambasadatë shqiptare ju kanë dhënë, Certifikat Mirënjohje mësuesëve dhe mësueseve, për kontributin e dhënë për Shkollën Shqipe për Mësim Plotësues.