May 15, 2024
Kosovë

Drejtori i gjimnazit në Gjakovë ia ndalon vajzës me shami të shkojë në shkollë

Në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë një vajzë me shami nuk u lejua të vazhdojë mësimin qysh në ditën e parë të shkollës përshkak të shamisë.

S.H është thirrur nga drejtori i shkollës Bedri Cahani dhe i është thënë se nuk mund të vazhdojë mësmimin përshkak të shamisë, thonë burimet e RTI-së.

RTI merr vesh se Ardian Gjini, i pari i Gjakovës ka premtuar se vajza do të kthehet në bankat e shkollës këtë Enjte.

Vajza është duke humbur ditën e tretë të mësimit përshkak të UDHÊZIMI ADMINISTRATIV i i cili ishte vendosur nga ish-ministri i arsimit, Enver Hoxhaj./RTI