Maqedoni

Shkolla fillore e muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë me koncert do shënon Ditën e Alfabetit

Kumanova çdo herë ka qenë pjesë e shënimit të datave të mëdha kombëtare, e kështu do të jetë edhe sivjet në këtë Nëntor.

Festat Kuq e Zi fillojnë me shënimin e 22 Nëntorit, Dita e Alfabetit Shqip, shkruan Lideri.mk.

Me rastin e kësaj date të rëndësishme, Shkolla Fillore e Muzikës në Kumanovë do të organizojë program të begatë, respektivisht një koncert që do mbahet të martën (21.11.2023) me fillim në ora 19, te Shtëpia e Artizanateve (Zanatlinjve).
Organizatorët presin pjesëmarrje masive në këtë koncert.