May 2, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë ish ministri nga Shkupi prej pasojave të Koronavirusit, shënohen 242 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë bërë 3561 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 242 raste të reja positive.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 173 raste të reja. Më pas në Prilep 12, Manastir 10, Kavadar 9, Kumanovë 6, Gjevgjeli 5, Veles 4, Tetovë, Gostivar, Ohër, Struimcë dhe Strugë nga 3, Koçan dhe Dellçevë nga 2, ndërsa në Kërçovë, Kriva Pallankë, Dibër dhe Vallandovë nga 1.
Ndërkohë kanë ndëruar jetë gjithsej 6 pacientë të infektuar me Covid. Pacientët janë të moshës nga 71 deri 87 vjeç. Ndërkohë është bë e ditur se ka ndërruar jetë në moshë 55 vjeçare ish ministri i ekologjisë, Marjan Dodevski nga pasojat e Koronavirusit. Ai ishte ministër i parë për ekologji në qeverinë e Lupço Georgievskit, kurse në periudhën 2006-2008 ishte deputet.
Nga ana tjetër janë shëruar 247 pacientë me Covid.
Deri tani në vendintonë gjithsej janë infektuar 225972 persona. Prej tyre, 213174 janë shëruar, 7981 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 4817.