Sot është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës. Short jo shumë i favorshëm për Shkëndijën e Tetovës që edhe pse ishte në vazon e skuadrave favorite dhe mund të peshkonte kundërshtarë më të lehtë, goglat e vendosën përballë kampiones së Sllovenisë Mura, me ndeshjen e parë që kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi. Ndërkohë FC Shkupi në raundin e parë eliminator të Liga Evropës do të përballet me Llapin, ndërsa shorti Struga Trim Lumin e ka vënë përballë ekipit letonez Liepaja. Ndryshe Sileksi në raundin e parë eliminatorë të Liga Evropës do të takohet me ekipin moldav Petrokob. /SHENJA/