Të nderuar bashkëqytetarë, miq dhe familjarë.
Dua të ndaj me ju informatën se sot, zyrtarisht jam shkarkuar nga pozita e drejtorit të NKP Standard-Dibër.

Si një drejtor i zgjedhur në një konkurs publik dhe transparent, sot, me vendim politik, jo ligjor dhe si hakmarrje politike nga subjekti fitues vlen, u shkarkova nga pozita udheheqëse e këtij institucioni mjaft të rëndësishëm për qytetin.
Me kokën lartë, për transparencën, sukseset dhe punët e mira me duhet të bëj një rikapitullim të të arriturave në mandatit tim.
Në fillim, viti 2021, kur nuk kishte aspak shpresë për ndërmarjen NKP Standard, unë pata vullnetin e madh për t’ju qasur një problematike kaq të madhe me të vetmen arsye, për të dëshmuar të kundërtën, për të përcjellë shpresën dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetit.
Dhe IA ARRITËM.
Taksativisht do të ndaj në sektorët e veçantë:

🔵Sektori i Ujit:💦
📌Marrja e Lejes së Ujit-
Përmirësuam dukshëm furnizimin me ujë, deri më 2021 reduktimet e ujit fillonin që nga muaji Maj deri në Shtator, nga 2 herë në ditë nga 4 orë minimalisht.
Tani reduktimet janë vetëm 3 javë në pikun e sezonit.
Kjo u arrit falë projekteve të qëlluara, menaxhimi të mirë dhe mbështetjes nga Kryetari H. Duka dhe Komuna Dibër, dhe shumë projekte të tjera më të vogla të fituara nga vet ne si ndërmarrje, dhe investimeve vetanake.
Me përafërsi kemi ndëruar rreth 5 km gyp te profileve te ndryshme, shto edhe kanalizimet.

Sektori mbeturinave.♻️
📌Marja e lejes për menaxhim me mbeturinat.
Kemi përmirësuar dukshëm shërbimin ndaj qytetarit, dhe investimet në platformat e koshave.
Deponia: ka 4 vite radhazi që deponia nuk ndizet më, dhe qyteti nuk është mbytur në tym.

Sektori i pastërtisë publike:🧹
Përskaj punës rutinë, në çdo vit kemi kryer rreth 50 aksione shtesë dhe kemi asistuar në çdo thirje për pastërti. Larje të qytetit dhe rritja e perometrit dukshëm, duke përfshirë lagjet kryesore.

Sektori Juridik: 📂⚖️
🔴 ZGJIDHJA E PROBLEMIT TË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE, tani puntorët marrin shërbime shëndetësore falas.
Krijimi i shumë regulloreve të munguara.
Krijimi i kontratave të reja me të gjithë qytetin, proces që vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite.

Sektori i financiar:📈
Kemi ritur pagesen nga 30% ne 2021, në 60% sot që flasim.
🔴MUNDËSIMI I MARRJES SË RROGAVE NËPËRMJET SISTEMIT BANKAR.
📌Rritja e vazhdueshme e rrogave të puntorëve.
📌Dhënia e 18 vendimeve për punësim.
🔵 KRIJIMI I WEB FAQES DHE PAGESAT ONLINE

Tani ndërmarrja ka një ekipim të ri, shumë profesional, dhe me shumë vullnet për punë, gjë që tregon se kuadri është i gatshëm për sfida dhe janë pjesë e të gjithë këtyre arritjeve.

Sot, edhe pse me një vendim politik dhe jo ligjor, e pritem në zyrë mandatarin e ri, dhe i uram suksese.

Dua të falemnderoj ish kryetarin Hekuran Duka për mundësinë dhe të gjithë stafin e Komunës Dibër
pë bashkëpunimin.

E gjithë kjo ARRITJE ishte e mundur vetëm falë stafit tim, që më kanë mbështetur çdo herë dhe i falemenderoj përzemërsisht.

E gjithë kjo SAKRIFICË u kalua falë familjes time, duke kërkuar falje për mungesën time të shpeshtë, dhe momente nervozizmi dhe stresi, dhe për këtë ju them faleminderit.

Në fund i falemnderohem Zotit që më mundësoi ta mbaroj një detyrë qytetare me ndershmëri, pa asnjë skandal, dhe faqebardhë.

PËR DIBRËN TIME IA VLEN ÇDO SAKRIFICË.

Me respekt

Burim Ali KABA

sqShqip