Shitësi në Bit Pazar: Nuk do i rrisim çmimet gjatë Ramazanit!
Tregtarët në Bit Pazar të Shkupit thonë se ditëve të fundit është shtuar numri i i blerësve për shkak të Muajit të Ramazanit, përcjell TV21. Një tregtar i fasuleve për TV21 tha se kjo vjen për shkak se Muaji i Ramazanit këtë vit përkon me fillimin e muajit, ku zakonisht qytetarët marrin pagat.
“Mirë, tash për shkak të festës shumë mirë po shkon. Kanë marrë rrogat, pensionet, socialen”, thotë tregtari.
Ai siguroi se për gjatë Muajit të Ramazanit do të mundohet që mos t’i rris çmimet e fasuleve.
“Jo ende jemi me çmimet e vjetra dhe nuk ka rritje, deri sa të përfundojë Ramazani, nuk ka rritje, pastaj e shohim si shkon puna”, theksoi ai.