May 15, 2024
Rajon - Botë

Shirat e rrëmbyera në Sicili, “zhduken” rrugët, përmbyten fshatrat

Situata atmosferike në Sicili po behet gjithmonë e më e rende, për shkak të shirave tejet të rrëmbyeshëm. Krahina e Agrigentos duket më e goditura, në veçanti bashkia e Shakas (Sciacca), e cila sipas vetë kryebashkiakut “ndodhet në gjunjë, praktikisht e shkatërruar”.

Disa përrenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur qytezën. Disa rrugë janë shembur, praktikisht zhdukur duke izoluar popullsinë, ndërkohë që janë dëmtuar disa godina dhe mjete të ndryshme.

Autoritetet kanë urdhëruar popullsinë që mos të lej banesat, ndërkohë që bilanci financiar i dëmeve mund të jetë i lartë.

Problematike situata edhe në afërsi të Palermos, ku janë të shumtë banorët e bllokuar në katet e para të shtëpive, veçanërisht ato më të moshuar.A2CNN