May 5, 2024
Opinion

SHF “Naim Frashëri” nga Kumanova krenohet që nxënësi i saj u bë rektor i UT-së!

Që nga mosha e re Dr.Kushtrim Ahmeti rektori i ri i UT-së, premtoi se një ditë do të jetë një menaxhues (timonjer) i suksesshëm !

Shkruan: Etem Xheladini,

Prof. Dr. Kushtrimin e njoha si nxënës nga klasa e pest në SHFK “Naim Frashëri” Kumanovë, atyre vëteve pos që isha arsimtar, në shkollë ushtroja edhe detyrën e zv. Drejtorit.
Në aktivitet shkollore shquhej si nxënës i shkëlqyeshëm, i edukuar, po edhe i penës (me tradit familjare), në grupinë letrar, po edhe në ktivitete tjera shquhejë.
Në klasën e tetë si semimaturan u bë i njohur, pos në shkollë edhe më gjërë në komunë, duke prezentuar me sukses shkollën në evenimente të ndryshme.

Se një ditë do të jetë intelektual i përmasave të mëdha arsimore e menaxhuese, dëshmoi edhe si nxënës i SHMK. “Gjimnaz”, e sidomos këte e dëshmoi që në vitin e parë të studimeve në fakultetin Filizofik, ku Kushtrimi ishte kryetar i Unionit të Studentëve në USHT, ku bëri edhe emër si student i zellshëm.
Ne si kryesi, po edhe mua si kryetar i SHASH-it “Naim Frashëri” Kumanovë -Likovë, na bëri krenar e të mburremi me sukseset e tij, ku me rastin e festës së 7 Marsit, ditës së Arsimit Shqip, me propozimin e një grup student nga Kumanova e Likova e nominuam për të shpërblyer me Mirënjohje, në mesin arsimtarëve të dalluar, studentëve e nxënësve nga shkollat fillore e të mesme, si dhe institucionet arsimore sipërore.
Për sukseset e Dr.Kushtrimit si kryetar i grupit të Unionit të studentëve më njoftoninë atë kohë prof.dr Reshat Qahili dhe prof.Qufli Osmani, me të cilët pata nderin të njihemë gjatë aktiviteteve sa ishte UT, e pa legalizuar si kryetar i komisionit për ndihmë UT-ës.
Po fjalë miradie ndëgjoja edhe gjatë aktiviteteve me rastin e hapjes të Fakultetit të “AB” në Kumanovë 2008, ku unë isha kryetar- koordinator.
Për Dr. Kushtrimin, kisha dëgjuar fjalë miradie edhe si student dhe njëkohësisht i pari i Unionit, ku seriozisht angazhohej në krijimin e kushteve të studentëve, sa herë kishim halle studentët, ku këte e dëshmonin studentët nga Kumanova e më gjërë.
Para se gjithashë kjo zgjedhje e Dr.Kushtrimit në këtë detyrë mëse e merituar nuk është e rastit, por qishë më herët ishte paralajmërim, se njeriu i merituar një ditë do të vihet në vendin e merituar.
Me sukseset e Dr. Kushtrimit mburren familja, kumanovarët, gjithë shqiptarët, por në veçanti SHFK. “Naim Frashëri” Kumanovë, ku unë për dyzet vite punova në atë shkollë, nga e cila dolën emra të mëdhënjë të kohës më të re, që kudo që po punojnë e kontribojnë po lanë gjurmë.
Suksese Dr.Kushtrim, të priftë e mbara në këtë rrugëtim, të dëshirojë shëndet.
Urime UT-së!