Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) ka konstatuar një rast të ngacmimit mbi bazën e racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes dhe përkatësisë etnike e kombëtare në marrëdhëniet e punës, të kryer nga një epror ndaj një punëtori të komunitetit rom.
Rasti ka ndodhur pas një konflikti mes dy kolegëve, një romi dhe një shqiptari, pasi punëtori rom kishte bërë një gabim gjatë matjes së një dere. Debati u përshkallëzua me sharje dhe fyerje. Punëtori rom më vonë raportoi se ishte quajtur “Cigan”, ndërsa gjatë procedurës së brendshme në kompani u konstatua se ai i ishte kundërpërgjigjur kolegut duke e quajtur “Shiptar”. Megjithatë, punëtori shqiptar nuk paraqiti ankesë në Komision.
Punëtori rom dorëzoi ankesë në Komision në nëntor të vitit 2025 kundër eprorit të tij shqiptar, duke deklaruar se të dy kishin vetëm dy muaj që punonin në kompani kur ndodhi incidenti më 26 nëntor.
Sipas ankesës, gjatë montimit të dyerve kundër zjarrit në Tetovë, mjeshtri kryesor filloi ta shante në mënyrë agresive për shkak të gabimit në matje. Ai pretendon se u fye në baza etnike, ndërsa rreth tyre u mblodhën disa persona.
Punëtori rom deklaroi se, i frikësuar, u largua drejt automjetit, por gjatë kthimit për në Shkup, eprori vazhdoi ta shante, ta kërcënonte dhe t’i tregonte grushtat. Ai tha se telefonoi pronarin e kompanisë, i cili dëgjoi zhurmën dhe i kërkoi të qetësohej. Sipas tij, në një moment eprori kapi timonin e automjetit dhe tha se do ta kthente makinën, por ai arriti ta mbante nën kontroll dhe ta ndalonte automjetin në mënyrë të sigurt.
Promoted Content
Невролози: 2 билки кои брзо ќе ја елиминираат невропатијата!
Neurofix
Силни болки во зглобовите? Направете го ова штом ќе се разбудите
Nautubone
Пронајден е непријателот на хипертензијата број 1!
Здравје
Kur u kthyen në kompani, punëtori rom njoftoi edhe bashkëshorten e pronarit për incidentin. Sipas ankesës, edhe në praninë e saj, eprori vazhdoi ta fyente duke i thënë: “Cigan, nuk dua të të shoh.”
Komisioni kërkoi sqarime nga kompania. Aty u konstatua se ishte zhvilluar tashmë një procedurë disiplinore, ku përgjegjësia ishte ndarë mes të dy punëtorëve dhe secili kishte marrë vërejtje. Kompania miratoi gjithashtu një rregullore për mbrojtjen nga ngacmimi në vendin e punës. Megjithatë, u konstatua se edhe punëtori që paraqiti ankesën kishte bërë një gabim serioz profesional.
Sipas kompanisë, konflikti nisi pasi punëtori rom tentoi ta fajësonte mjeshtrin për përmasat e gabuara të derës dhe dëmin e shkaktuar.
Në përgjigjen drejtuar Komisionit thuhet se punëtori rom kishte shënuar gabimisht përmasat, ndërsa më pas kishte tentuar t’i fshinte ato nga muri për të fshehur gabimin. Kjo, sipas kompanisë, ishte filmuar me telefon nga mjeshtri.
Edhe mjeshtri shqiptar dha versionin e tij para Komisionit. Ai deklaroi se, pasi vuri re se dera nuk përputhej me hapësirën, punëtori rom refuzoi ta pranonte gabimin dhe filloi ta akuzonte atë.
“Pashë se po fshinte përmasat e gabuara nga muri për të fshehur gabimin, ndaj e filmova për të pasur provë. Filluam të debatonim. E pyeta pse po gënjente, ndërsa ai nisi të më provokonte duke më quajtur ‘Shiptar’. Atëherë u nervozova shumë dhe i thashë fjalë fyese. Kur u kthyem në kompani, ia tregova videon drejtueses”, deklaroi ai.
Pavarësisht këtyre rrethanave, Komisioni konstatoi se kishte ndodhur ngacmim diskriminues ndaj punëtorit rom dhe i rekomandoi të denoncuarit që në të ardhmen të përmbahet nga çdo sjellje diskriminuese që cenon dinjitetin e personave ose krijon ambient kërcënues, armiqësor, poshtërues apo frikësues.
Sponsored Content
Невролози: 2 билки кои брзо ќе ја елиминираат невропатијата!
Neurofix
Силни болки во зглобовите? Направете го ова штом ќе се разбудите
Nautubone
Излечете дијабетес за 3 секунди. Нов метод!
Diabetes
Начин со кој организмот повторно произведува инсулин!
Diatea
Facebook Twitter
Artikulli paraprak
Mickoski mori pjesë në promovimin e bolidit të ri të shoferit të garave, Igor Stefanovski – “Ixhe”
Artikulli tjetër
Valon Bela sfidon MPB-në e Shqipërisë: “Kam 22 mirënjohje nga NATO, nuk ka shqiptar të dytë si unë
ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI
Lajme
Pacientët nesër në protestë, sërish mungon terapia në Klinikën e Onkologjisë
Lajme
Situata me ujin në Gostivar normalizohet, por vazhdojnë rastet me probleme shëndetësore
Lajme
Kurdisën aksident për të marrë para nga kompanitë e sigurimit, dënohen 6 persona për mashtrim
Lajme
Ministria e Energjetikës: Sistemi elektroenergjetik i vendit mbetet stabil dhe i gatshëm
Maqedoni
Përvetësoi paratë e gjobave, paraburgim për policin nga Shkupi
RRETH NESH
“Lajm” është paraqitur në hapësirën mediale në Maqedoni në prill të vitit 2005 dhe sot është e përditshmja më e vjetër shqiptare që mbijeton në treg. Përmbajtjet e veta i mbështet në konceptet evropiane të informimit. Përmbajtjet e gazetës “Lajm” janë dinamike, nga sfera politike, ekonomiko-financiare, historike, akademike, sociale, kulturore, muzikore, argëtuese, sportive, etj.. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit, “Lajm” sot është ndër mediat më të besueshme dhe më me ndikim në vend. “Lajm” zhvillohet vazhdimisht, me potencial njerëzor dhe teknologji moderne. Gazeta “Lajm” është krijuar që të qëndrojë dhe të mbetet një emër i dallueshëm në hapësirat ballkanike dhe evropiane. Ueb faqja zyrtare e gazetës “Lajm”, www.lajmpress.org është një ndër portalet më të njohur në Maqedoni.
Na kontakto: lajm.sk@gmail.com
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.
Ok

