Shënohet 4 vjetori i anëtarësimit në NATO! Petrovska: Zgjodhëm rrugën e stabilitetit, kundër sjelljeve destruktive
Maqedonia e Veriut sot shënon 4 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Manifestimi qendror u mbajt para Ministrisë së Mbrojtjes ku folën zëvendëskryeministri i parë, Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral brigade Simeon Trajkovski. Në kuadër të ceremonisë, Garda e Ushtrisë kreu demonstrimin e quajtur “Ekzercir”, si dhe u promovuan dy pulla postare me tematikë 4 vjetori i anëtarësimit të RMV-së në NATO dhe 75 vjetorit të themelimit të Aleancës. Në fjalën e saj, Ministrja Petrovska nënvizoi se pikërisht në këtë ditë, katër vjet më parë, Maqedonia e Veriut tregoi se ku i takon, cilat janë vlerat tona dhe cili është vendi ynë si një vend që gjithmonë ka qëndruar për paqen, demokracinë dhe sigurinë.
“Duke hyrë në NATO, ne zgjodhëm qartë rrugën, stabilitetin dhe aleancën kundër sjelljeve destruktive. Në vitin 2022, në Samitin e Liderëve të Aleancës në Madrid, ne sollëm Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, i cili përvijoi qëllimet tona, tregoi detyrat tona dhe tregoi se NATO nuk është një kërcënim për askënd. Përkundrazi, NATO ekziston për të mbrojtur veten dhe për të mos lejuar që vendimet e njëanshme dhe të pamenduara të regjimeve të ndryshme të jenë ato që mund të arrijnë në territorin tonë, qytetarët tanë”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.