Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi, ka reaguar pas kritikave të shumta në rrjetet sociale, për shenjën e shkruar në gjuhë serbe para një shkolle në Likovë, ku 100% e banorëve janë shqiptarë.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Erkan Arifit.
Komuna e Likovës, në bazë të shpalljes publike të Ministrisë për Transport, është shfrytzues i fundit i projektit për sinjalizimin e rrugës lokale nga varrezat e f. Likovë deri te Penda e Likovës, financuar nga Banka Botërore.
Sqarojmë se Ministria e transportit dhe lidhjeve ka të nënshkruar kontrat me punëkryerësin dhe organin mbikëqyrës; autoritet kontraktues është Ministria përkatëse.
Kërkojmë reagim urgjent për korrigjimin e sinjalizimit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, respektivisht vendosjen e tyre në gjuhën shqipe.
Sigurojmë qytetarët se lëshimi nga autoritetet e lartpermendura të korrigjohet në afatin më të shkurtër të mundshëm dhe se Komuna qëndron në mbrojtje të të drejtave ligjore.

