Shembja e ndërtesës në Miami, forcat e shpëtimit nxjerrin gjallë djaloshin nga rrënojat
Një pallat 12 katësh është shembur pjesërisht në kontenë Dade në Miami orët e para të ditës së sotme, duke tronditur banorët e zonës. Në një video të publikuar nga media e huaj, NBC6, shihen pamjet tronditëse të një djaloshi, i cili shpëtohet nga ekipet e kërkim shpëtimit. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, djaloshi ka dalë i gjallë nga rrënojat, ndërkohe që vijon operacioni i madh i skuadrës së kërkim shpëtimit, të cilët janë duke gërmuar nën rrënojat e ndërtesës për të gjetur të mbijetuar.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet për shumë viktima. Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar zëra të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.
Punonjësit e ndihmës kanë evakuuar sakaq edhe banorët e ndërtesave fqinj, duke i dërguar ato në një qendër pushimi të zonës. Rrugët rreth e rrotull gjithashtu janë mbyllur.