Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njofton opinionin dhe gjithë besimtarët myslimanë se nga data 04 deri më 08 dhjetor, vendi ynë do të ketë nderin të mirëpresë Shejh Mahir Muajkalin, imamin e mirënjohur të Qabes së Bekuar, transmeton Zyrtare.net
Kjo vizitë është historike, pasi për herë të parë një imam i Qabes viziton Maqedoninë e Veriut dhe institucionet e Bashkësisë Fetare Islame.
Programi i vizitës:
• 04 Dhjetor – Kumanovë
Namazi i Akshamit – Xhamia e Re (Lagja e Trimave)
Namazi i Jacisë – Xhamia Tatar Sinan Pasha
• 05 Dhjetor – Shkup & Gostivar
Namazi i Sabahut – Xhamia e Re, Çair
Namazi i Xhumasë – Xhamia Mustafa Pasha
Namazi i Akshamit – Xhamia e Sahatit, Gostivar
Namazi i Jacisë – Xhamia e Mahallës, Gostivar
• 06 Dhjetor – Shkup & Tetovë
Namazi i Sabahut – Xhamia Isa Beu, Shkup
Namazi i Akshamit – Xhamia Eski, Tetovë
Namazi i Jacisë – Xhamia e Larme, Tetovë
Bashkësia Fetare Islame fton të gjithë besimtarët që të marrin pjesë në këto aktivitete të rëndësishme dhe historike.

