May 3, 2024
Maqedoni

Shefi i Prokurorisë së Lartë në Shkup, Mustafa Hajrullai, flet për skandalin në klinikën “Zhan Mitrev” dhe tema tjera në Prokurori

Skandali me Klinikën Zhan Mitrev është duke u procesuar në Prokororinë e Shkupit . Në momentin kur do të sigurohen të gjitha provat do të meret edhe vendim përfundimtar. Kështu ka bërë të ditur shefi i Prokurorisë së lartë në Shkup në Maqedoninë e Veriut, Mustafa Hajrullahi në një intervistë për televizonin Kanal5 në gjuhën maqedonase, përcjell Agjencia e LAJMEVE ALBANIAN.MK .

“Sic thash edhe më herët, lëndët që arrin në Prokurorin Themelore në Shkup, ju jepet prioritet, sidomos lëndëve që nxitin interes te opinioni publik, jo se lëndët tjera nuk procesuohen, porpër rastin konkret, prokurori i ka ndërrmar të gjitha masat për të arritur deri te vendimi përfundimtar. Jam i bindur se kur do të sigurohen të gjitha provat matriale dhe verbale, kur do të dëgjohen dëshmitarët, atëher prokurori publik i cili e përgadit lëndën do të del me vendim përfundimtar”, u shpreh Hajrullahi.

Ai nuk deshi të komentoj suspendimin e shefes së prokurorisë për krim të organizuar në Maqedonin e Veriut, Villma Ruskoska duke shtuar se ajo cështje i takon kryeprokurorit shtetëror.

“Në bazë te vendimit për suspendim të prokurores Villma Ruskovska nuk mund të them asgjë, përvec se ai është vendim i kryeprokurorit Publik të Maqedonisë së Veriut. I njëjti vendim u ankimua nga ana prokurores, Vilma Ruskovska dhe të gjithë jemi dëshmitar për epilogun si mbaroi në Këshillin për prokuror Republikan, sepse Këshilli vendos për rastin konkret. Se pse është vendosur ashtu, nuk mund të shtoj asgjë, përvec se ai është vendimi i prokurorit publik të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Hajrullahi.

Gjatë intervistës, ai ka komentuar edhe besimin e ulët të qytetarëve tek gjykatat e Maqedonisë së Veriut dhe kritikat e faktorit ndërkomëbtar. Sipas tij në besimin e ulët prej 8 përqindë fajtor janë të gjithë, ndërsa ndikim ka pasur edhe epilogu i keq i Prokurorisë Speciale.

“ Nuk ka formul strikte se si të kthejm besimin tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kjo varet nga të gjithë NE. Ne jemi të gjithë pjesmarrësit e këtij 8 përqind rejtingu.Nuk flas vetëm për prokurorin publike, flas edhe për gjykatat, edhe për qytetarët, për institucionet, mediat, për të gjithë NE që jemi pjesmarrës të këtyre situatave. Besoj se me kohë do të përmirsohet gjendja në prokurorit, e dij se një goditje e madhe për një rejting kaq të ulët të gjyqësorit në përgjithësi, ndikuan edhe ngjarjet me prokurorin speciale, epilogu i keq se si mbaroi prokuroria speciale, pra gjithmon ka arsye pse rejtingu është 8 përqind”, nënvizoi Hajrullahi.

Ndërkoh, ai ka folur edhe për ankesat që i bëjnë qytetarët e Maqedonisë për punën e prokurorëve. Sipas tij do të merren masa disciplinore tek 4 prokuror, pasi janë konstatuar parregullsi se kanë zvarritur procedurat dhe nuk i kanë procesuar me kohë lëndët.

“ Me numra nuk mund të flas, sepse nuk disponoj në këtë moment me numra të saktë, mirëpo mund të them se në bazë të ankesave të parashtruara deri te Prokuroria e Lartë, qoftë përmes Këshillit të Prokurorëve ose Prokurorit Publik të Maqedonisë së Veriut, mund të them se është bërë një praktikë e mirë për të detektuar problemet në prokurorit themelore që gravitojnë në Shkup. Në muajin mars, prill duke i shqyrtuar ankesat e arritura, bëm një rikapitular të ankesave se kundër cilëve prokuror ka më së shumti ankesa. Dhe vallë ato ankesa a janë të qëndrueshme me fakte, sepse jo rrallëher ankesat bazohen në argumente dhe konstatuam se te 4 prokuror ka ankesa më të shpeshta për punën që e bëjnë.Për shkak të kësaj ne bëm mbykqyrje speciale dhe konstatuam se te këto prokuror janë zgjatur procedurat dhe për shkak të kësaj situate ngritëm propozim për përgjegjësi disciplinore për këta prokuror”, shprehet Hajrullahi.

Ai gjatë intervistës mohon se ka presione politike në punën e prokurorëve.

“ Jo, deri më tani gjatë eksperiencës time si prokuror asnjëher nuk kam pasur presione politike. Besoj se edhe kolegët e mijë nuk kanë pasur presione. Këtë mund ta konstatoj pasi nëqoftëse do të kishin presione, të njëjtat do ti kishin paraqitur tek unë si shef i prokurorisë së lartë në Shkup”, thekson Hajrullahi.

Ai mes tjerash ka folur edhe për mungesën e prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Kriva Pallankë, dhe vetëm të 1 prokurori në Gjevgjeli, përcjell Agjencia e LAJMEVE ALBANIAN.MK