April 29, 2024
Rajon - Botë

Shefi i NATO-s: Ukraina po fiton terren në kundërofensivë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se ukrainasit po bëjnë përparime dhe po fitojnë terren në kundërofensivën e tyre.

Deklaratën, Stoltenberg e bëri përpara një takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken pasditen e së martës, shkruan Sky News.

Megjithatë, ai shtoi se është ende herët në kundërsulmin e Kievit.

NATO po përgatitet për samitin e liderëve në kryeqytetin lituanez Vilnius, ku pritet të shtojë mbështetjen e saj për Ukrainën.