May 11, 2024
Maqedoni

Shefi i Armatës së Maqedonisë për vizitë zyrtare tek Forcat e Armatosura të Serbisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura të Serbisë.

Në kuadër të vizitës ai do të qëndrojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ku do të ketë takim me kolegun e tij serb, gjeneralin Milan Mojsiloviq.

Sipas njoftimit, nismat rajonale do të diskutohen si platforma për forcimin dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit si prioritet, që arrihet përmes dialogut të hapur dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia marrin pjesë në iniciativat rajonale SEDM, Forcat Mjekësore Ballkanike, iniciativën B-9 të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm dhe Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë – RAKVIAK, të cilat janë me interes të përbashkët për vendet dhe përmes të cilave Promovohet bashkëpunimi dypalësh dhe siguria rajonale”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ARM.(INA)