Shkup/Washington, 9 Prill – Qeveria e SHBA-ve dje vendosi që të ndihmojë qeverinë e Maqedonisë së Veriut me 5 milionë dollarë për të filluar mihjen e xehes antimon, si dhe 5 milionë të tjerë për siguri kibernatike dhe dixhitale në sektorin e mbrojtjesë së vendit.

“Të dy vendet mirëpritën vendimin e Korporatës Ndërkombëtare të Financimit për Zhvillim të SHBA-së për të dhënë 5 milionë dollarë ndihmë për të rifilluar mihjen e Antimonit në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja tregon angazhimin e përbashkët për të zhvilluar furnizime alternative të mineraleve kritike thelbësore për ruajtjen e përparësisë konkurruese në ekonominë globale,” tha State Department i SHBA-ve dje në komunikatën pas bisedimeve midis të dy qeverive në kuadër të “dialogut strategjik”.
Antimoni është xehe nëntokësore që përdoret për t’i bërë metalet të tjera më të forta, shkruan Zhurnal.mk.

Hulumtimet e deritashme thonë se Antimon ka në tre vende në Maqedoni të Veriut: në afërsi të Kriva Pallanka (Projekti Krstov Dol); në fshatin Llojan të komunës së Likovës si dhe në bjeshkët e Kozhuf (miniera Alshar) në komunën e Kavadarcit.
Pjesë e marrëveshjeve të arritura në Washington është edhe 5 million nga qeveria amerikane për siguri kibernetike e dixhitale.

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu synojnë të ofrojnë 5 milionë dollarë në iniciativa të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF) për të siguruar një aftësi kibernetike të dislokueshme për forcat ekspedituese dhe për të rritur mbrojtjen e infrastrukturës së mbrojtjes kombëtare përmes pajisjeve dhe trajnimit,” thuhet në komunikatë.

Në washington u nënshkruar edhe një Memorandum i Mirëkuptimit (MoU) për furnizim me gaz të lengshëm (ang. LNG) nga SHBA për Maqedoni të Veriut, meqë vendi tashmë është duke ndërtuar lidhjen e tubacionit me Greqinë për t’u furnizuar me LNG amerikane nga terminal grek Aleksandropoulos.

Punimet pritet që të përfundojnë në fund të vitit 2027. Me këtë LNG, Maqedonia e Veriut po bëhet gati që të ndërtojë në termocentral me gaz për prodhim të rrymës elektrike për fillim, e sipas qeveritarëve ndërtimi edhe i tr e të tjerëve po planifikohet.

sqShqip