May 22, 2024
Rajon - Botë

SHBA, gjendet i vdekur autori i dyshuar për sulmin e armatosur më 25 tetor

Është gjetur i vdekur Robert Card, i cili mbahet përgjegjës për sulmin e armatosur më 25 tetor në rajonin Maine të SHBA-së dhe në të cilin humbën jetën 18 persona, transmeton Anadolu.

Policia e shtetit Maine njoftoi se i dyshuari i sulmit të armatosur ku humbën jetën 18 persona dhe u plagosën 13 të tjerë u gjet i vdekur pas një ndjekjeje dy ditore.

Policia vuri në dukje se trupi i Card u gjatë pranë një objekti riciklimi në qytetin Lewiston të rajonit dhe se në kafkën e tij u zbulua një plagë plumbi që tregon se ai ka qëlluar veten.

Ngjarja e 25 tetorit për të cilin vazhdojnë hetimet dhe Card mbahet përgjegjës, ishte sulmi i 576-të i armatosur që ka ndodhur në SHBA në vitin 2023.

Presidenti amerikan Joe Biden pas sulmit të armatosur në fjalë përsëriti kërkesën e tij ndaj republikanëve që të miratojnë në Kongres projektrezolutën që ndalon armët e sulmit.

Qendra e Informacionit dhe Analizës në Maine ndau informacionin se Card ishte instruktor i licencuar i armëve të zjarrit dhe punonte si specialist për furnizimin e naftës në ushtri.