Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri ka kundërshtuar zbatimin e sistemit “Safe City”, me ç’rast shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion do të evidentohen përmes kamerave të sigurisë dhe do të gjobiten.
Shaqiri deklaroi se këtë vendim do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse i njejti diskriminon qytetarët e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës.
“Ky ligj do të zbatohet vetëm për qytetarët në tre komunat si Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Po ju bëhet e padrejtë qytetarëve që janë në këto qytete. Do ta kontestojmë këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Shaqiri.

