May 1, 2024
Kolumna

“Shani me votë, mos votoni ata që janë bërë milioner, mos votoni ata që kanë blerë diplomat”

Shkruan: Hasim Memishi- Sopi
Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Ditën e zgjedhjeve mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Ditën e zgjedhjeve ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Ditën e zgjedhjeve Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!
P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!