May 7, 2024
Maqedoni

Sërish shi dhe shtrëngata, ky është parashikimi i motit për sot

Moti mëngjesin e sotëm do të jetë me vranësira të ndryshueshme, kurse nga mesdita dhe pasdite në shumë vende do të kemi mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, shtrëngata dhe erë të fortë. Në nivel lokal pritet të ketë shumë shi për një periudhë të shkurtër kohore, shkarkime elektrike më të shpeshta dhe breshër.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 22 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup dhe zonën përreth, moti do të jetë pjesërisht me vranësira, pasdite do të kemi mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm të kohëpaskohshëm, shtrëngata dhe erë të fortë, ndërkaq do të ketë kushte për paraqitje të vetëtimës dhe breshërit. Temperatura maksimale do të arrijë 29 gradë Celsius.