May 6, 2024
Maqedoni

Sërish alarm për bombë në 6 shkolla të Shkupit

Sot përmes e-maileve janë dërguar njoftime të reja për bomba në 6 shkolla të mesme në Shkup. Njëri prej tyre është shkolla e mesme Josip Broz Tito si dhe “Vlado Tasevski” – PTT. Në terren ndodhen ekipe të MPB-së që po bëjnë kontrolle, rrugët para shkollave janë mbyllur. Informacioni për raportimin për bombë është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.

“Sot (02.11.2022) në SPB-Shkup rreth orës 14:30 është raportuar se në adresat elektronike të gjashtë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.