May 16, 2024
Maqedoni

Ministri Sali shkarkoi Sofianovën dhe Vasevin, së shpejti cakton drejtorët e rinj

Ministria e Shëndetësisë konfirmon shkarkimin e Sofijanovës dhe Vasevit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se shkarkimin e dy drejtorëve të klinikave universitare.

“Fjala është për drejtoreshën e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Dr.Aspazija Sofianova dhe drejtorin e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Dr.Nikolla Vasev”, njoftoi MSH.

Sipas procedurave ligjore, pas emërimit të drejtorëve të rinj të këtyre klinikave nga ministri Bekim Sali, opinioni do të informohet menjëherë.