May 12, 2024

E ardhmja e Sergio Agueros është vendosur zyrtarisht! Sulmuesi i Manchester Cityt do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi nuk do të rinovojë kontratën e tij me klubin. Diçka e tillë ishte përfolur shumë në media, por mbrëmjen e sotme u bë zyrtare nga vetë klubi i Manchester Cityt, që në një komunikatë njoftoi se Sergio Aguero do të largohet në fund të sezonit dhe do të nderohet.

“Cityzens” kanë menduar t’i bëjnë një ceremoni lamtumire sulmuesit të tyre, i cili ka vendosur të largohet pas plot 10 vitesh. Në vitin 2011, Aguero u bashkua me Manchester Cityn nga Atletico Madrid.