May 2, 2024
Sport

Ezani jehoi në stadiumin e Liverpolit, u organizua iftar për tifozët (VIDEO)

Liverpool mbrëmë ka organizuar iftar për tifozët që ishin duke agjëruar.

Eventi special u mbajt në stadiumin “Anfield Road”, ku edhe jehoi ezani, i cili i njoftoi të pranishmit që agjërimi përfundoi për atë ditë.

Të pranishëm sipas mediave britanike raportohet se ishin rreth 3 mijë tifozë të “The Reds”.

Ky organizim ishte i pari i këtij lloji nga klubi anglez.

Në vazhdim ju sjellim pamje nga iftari i organizuar: