April 28, 2024
Kosovë

Serbia liron Radojiçiqin, ia ndalon ardhjen në Kosovë

Terroristi Milan Radojiçiq është liruar nga paraburgimi. Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.

Ndaj Radojiçiqit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimët e gjykatës.