Serbia drejt një kaosi të brendshëm ose një lufte me fqinjët
Shkruan: Nefail Emini
Partia e presidentit aktual të Serbisë, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet fitoi 46.3 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, të cilat do t’i sigurojnë 128 mandate në parlamentin prej 250 vendesh, që është një “fitore” e jashtëzakonshme, pasi i mundëson asaj krijimin e qeverisë pa ndihmën e ndonjë partie tjetër. Ky rezultat do ta rrisë fuqinë e Vuçic edhe përkundër faktit se ai edhe më herët ka kontrolluar të gjitha sferat e jetës në Serbi. Deri sa ky rezultat i “madh” po festohej në zyrat e partisë, jashtë saj po fillonte të ziente, që ishte një sinjal, se një rezultat i tillë do të kishte impakt jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.
Partitë opozitare kontestuan rezultatet dhe akuzuan partinë në pushtet dhe presidentin për presione, manipulime dhe u hodhën në protesta duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve. Beogradit është shëndrruar në pikën e strategjisë së opozitarëve për ta rrëzuar Vucic, pasi nëse në kryeqytet përsëriten zgjedhjet atëherë legjitimohen edhe pretendimet e opzitës. Duke ditur impaktin që ka fitorja e kryeqytet për marrjen apo edhe humbejn e pushtetit, është e qartë se partia në pushtet nuk do të tregohet tolerante në këtë pjesë. Në këtë situatë, ballafaqimi mes pozitës dhe opozitës do të jetë i ashpër dhe me impakt të fuqishëm brenda vendit. Për të treguar seriozitetin e situatës dhe vendosmërinë e opozitës, dy liderët e kësaj të fundit paralajmruan grevë urie deri në anulimin e zgjedhjeve. Në anën tjetër përkrahësit opozitarë zhvilluan protest dhe në mënyrë simbolike sulmuan ndërtesën e Komisionit të Zgjedhjeve. Opozita po bëhët gjithnjë e më këmbëngulëse për të kontestuar zgjedhjet, ndërsa SNS më këmbëngulëse për të mbrojtur “vullnetin” e zgjedhjeve. Duke marrë parasysh korrupcionin, krimin dhe keqpordorimet e shumta që kanë ndodhur në Serbi vitete e fundit, ky mund të jetë edhe shkaku i një revolte gjithëpopullore, që do ta destabilizonte shqetetin fqinj.
Gjatë festimit të fitores në selinë e SNS-së, ishte edhe kryetari i kuvendit të Malit të Zi, pra një nga tre njerëzit më të rëndësishëm në shtet, që festonte fitoren e një partie të një vendit tjetër. Kjo është një precedet i rrezikshëm dhe në të njejtën kohë një mesazh i fuqisëhm, për rritjen e ndikimit dhe qëllimet serb ndaj shteteve fqinje, që ajo I konsideron si pjesë të saj, apo edhe si sfera të influencës. Kjo politikë ka shkatuar shumë luftra vitete e 90 të shekullit XX. Impaktet negative të kësaj politike janë të pranishme edhe në shekullin e ri, ku Mali I Zi që nga ndarja me Serbinë në vitin 2006, vazhdimisht përballet më ndërhyrje nga Beogradi duke trazuar paqen dhe stabilitetin e brendshëm. Ndërsa mbrëmja e ditës së diel, dha një mesazh, së fuqia e Beogradit brenda Podgoricës është dhe do të jetë shumë më e fuqishme. Ndoshta Mali I Zi do të jetë kompenzimi që Serbia do ta kërkojë për humbjen e Kosovës?!
Një figurë tjetër që ishte pjesë e festimit në selinë e SNS-së ishte edhe Milorad Dodik, i cili është pjesë e listës së Zezë Amerikane. Dodik në dekadën e fundit ka luajtur një rol të fuqishëm destruktiv brenda Bosnjes dhe Hercegovinës, ku me thirrje nacionaliste për bashkimin e Republikës Serpska me Serbin dhe krijimin e botës serbe ka shkatuar tensione në një shtet që njihet për brishtësinë e saj. Fotoja e publikuar u shoqëruar me një titull provokativ dhe kërcënues “BOTA SERBE NË VEPRIM”, që ishte një mesazh i qartë ndaj, të gjithë atyre që kundërshtojnë një veprim të tillë. Ky mund të jetë edhe një mesazh, se tani Dodik do të bëhet më agresiv për ta çbërë Marrveshjen e Dejtonit dhe për ta ndarë Bosnjen, që do ti vinte flakën gjithë Ballkanit.
Fitorja e fundit e SNSA-së, ka një ndikim edhe në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, ku partia e presidentit Vucic fitoi rreth 72 % të votave të serbëve të Kosovës. Kjo është një fitore e “thellë” e që shumë banorë lokal të etnitetit serb kanë hedhur dyshime për këtë sasi të votave që ka marrë partia e presidentit aktual. Se si do të jetë e ardhmja e dialogut u pa edhe nga letra zyrtare e shteit Serb drejtuar BE-së se ajo nuk pranon disa nga pikat e Marrveshjes së Ohrit, duke e bërë nul akordin e mbështetur nga Brukseli dhe Uashingtoni. Më këtë sasi të votave, Vucic do të pretendoj së është mbrojtësi I interesave të sërbëve në Kosovë, që do të ndikoj në radikalizimin e qëndrimëve duke e dërguar dialogun në një rrugë pa krye. Përqendrimi i një numri të madh bazash dhe trupash ushtarake me Kosovën, nuk është vetëm një instrument për të tërhequr përkrahjen e nacionalistëve, por është edhe një mesazh se një veprim i mundshëm ushtarak është mëse i mundshëm. Në rrethanat e reja të krijuara pas zgjedhjeve, ku presioni për të zbatuar marrëveshjet, kontesti i zgjedhjeve nga opozita dhe shqetësimet e faktrit ndërkombëtare, janë një pretekst i mjaftueshëm për Serbin për të krijuar një incident të ngjajshëm më atë të Banjskës apo një luftë në shkallë të gjërë.
OSBE, në raportin e saj paraprak thksoi se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tërësi”. Kjo ishte një goditje që ju dha SNS-së edhe përkundër festimeve pompoze dhe deklaratave, se populli serb është me partin dhe presidentin aktual. Bashkimi Evropian gjithashtu shpresi shqetësim për procesin zgjedhor bazuar në raportin paraprak të OSBE, duke njollosur në një mënyrë “fitoren” e SNS-së. Reagime gjithshtu pati edhe nga SHBA dhe Gjermania. Ajo që bie në sy në reagimin e parë të Uashingtonit është se të përshndetën mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë e re të Serbisë për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, që ishte një mesazh se SHBA pranon rezultatin e zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën. Një ditë më pas, SHBA-të shprehën shqetësimin për “Pretendimet për parregullsi të raportuara nga OSBE-ja dhe ekipi vëzhgues duhet të hetohen dhe dhuna ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve, gazetarëve dhe vëzhguesve të akredituar, për të cilën kemi parë njoftime, është e papranueshme dhe do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë këtë gjë,”. Në anën tjetër Gjermania vlersoi raportimet paraprake për parregullsi në zgjedhje duke deklaruar se kjo është e pa pranueshme për një vend që aspiron të antarsohet në Bashkimin Evropian. Duket se presidenti aktual po shkon drejt një izolimi ndërkombëtarë, i cili me siguri është i vetëdijshëm. Në çdo rrethanë kur Vucic është ndjerë i izoluar, ka luajtur kartën e afrimit me Rusinë dhe Kinën, si një instrument kërcënimi ndaj SHBA-së dhe BE-së, të cilët shumë herë përball kësaj lëvizje janë tërhequr, duke e sakrifikuar demokracinë për interesa gjeopolitike.
A po shkon Serbia drejt një përplasje qytetare apo një lufte me fqinjët?
E gjendur para një presioni të fuqishëm të brendshëm dhe të jashtëm, regjimi Vucic, po kërkon shpëtim nga kjo situatë, por nuk duhet të harrojmë se zgjidhja për të mund të shkaktosh kokëçarje dhe problem për të tjerat. Në planin e brendshëm, Koisioni Zgjedhor i Serbisë ka njoftuar përsëritjen e zgjedhjeve në 30 qendra votimi për zgjedhjet parlamentare, kuy rivotimi do të prekë një pjesë të vogël të elektoratit serb. Siç thuhet në njoftimin për media, në vendet ku do të përsëriten zgjedhjet jetojnë 12.240 votues. Dhe 30 qendra votimi përfaqësojnë vetëm 0.38% të më shumë se 8,000 qendrave të votimit në vend. Kjo nuk do të prek edhe kërkesën e opozitës për rivotim në Beograd, duke shkatuar shumë protesta. Në një situatë të tillë të brendshmë shumë të tensionuar, ku opozita është e vendosur në qëndrimet e saj, e cila ka marrë zemër edhe nga qëndrimet e fund të faktorit ndërkombëtar. Në anën tjetër Vucic në një postim deklaroi se” ne do ta mbrojmë vullnetin zgjedhor të popullit dhe nuk ka dyshim për këtë”, tregon se edhe partia qeverisëse SNS është e vendosur që të mbrojë “fitoren” e zgjedhjeve.
Kjo është një situatë mjaftë komplekse, pasi presioni i brendshëm dhe mundësia e një izolimi të jashtëm, do ta detyrojë Vucic që të gjej një zgjidhje, e që në rastin e regjimeve në përgjithësi e të Serbisë në veçanti ajo do ti kthehet retorikës nacionaliste. Ky është një kërcënim permanent për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimorë, pasi për të shpëtuar nga presioni i brendshëm Serbia është e prirur që të krijoj një konflikt të jashtëm për të mobilizuar masat ndaj ‘kërcënimit” për popullin serb. Kështu vatra të zjarrit mund të krijohen në Bosnje dhe Hercegovinë që është edhe shteti më frangjill në të gjithë Ballkanin, pasi ndarja në baza etnike e ka bërë atë thuajse jo-funksional, ku Republika Serbska është kali i trojes për Beogradin për ta destabilizuar atë. Mal të Zi që është një anëtare e NATO-s, por që vayhdimisht është konsideruar sferë e influencës për Serbinë, përshkak të afërsisë, historisë së përbashkët, demografisë, kishës dhe qasjes së saj ne det, që ka qenë synimi dhe strategjia e Beogradit gjatë gjithë historis së saj. Kosova, e cila edhe përkundër prezencës ndërkombëtare, vazhdimisht ka qenë e provokuar nga Beogradi, i cili mund të prodhoj ndonjë incident, që do të shërbente si pretekst për rritjen e tensioneve në Ballkan.
A do të toleojë SHBA dhe Perëndimi një qasje të tillë? Kësaj pyetje është vështirë që ti përgjigjemi! Mendoj se përgjigjen e kësaj e ka dhënë ish Sekretarja Amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice) gjatë vizitës së saj në Lindjen e Mesme në vitin 2004 ku mes të tjerave ajo tha: Ne sakrifikuam Demokracinë për të fituar Sigurinë, kurse sot ne e kemi humbur edhe Demokracinë edhe Sigurinë.