April 26, 2024
KosovëLajmet e reja

Serbët djegin veturën e televizionit “Tëvë1”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas djegies së veturës së televizionit Tëvë1 në Zubin Potok.

Në reagimin e AGK-së se kjo është sjellje e patolerueshme, ndërsa i bëhen thirrjet autoriteteve ndërkombëtare, NATO-s dhe EULEX-it që t’ua mundësojnë gazetarëve të raportojnë të sigurt nga veriut.
Escobar merr një reagim nga Vuçiq: Kosova s’ka kompetence të propozojë sta…
“Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë. Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në komunikatë.

Vetura e ekipit mediat të TËVË1 është djegur sot në Zubin Potok.

Në një video të T7, shihet se veturës së TËVË1 i është vënë flaka. Gazetari Çlirimtar Morina, që po raporton nga vendi i ngjares, thotë se nuk e kanë parë se kur e dogji veturën.

Ngjarja ndodhi pak minuta pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi se vetura e këtij mediumi është dëmtuar nga protestues në Zubin Potok.

Deri tash, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast.

Vetëm gjatë ditës së sotme kanë ndodhur pesë sulme ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediale në veri të vendit.

Janë dëmtuar veturat e ekipeve të Dukagjinit dhe të Kallxo, është sulmuar një gazetar i Periskopit, më vonë ekipi i Gazetës Papirus.

Gazetarët po raportojnë në kushte tejet të rrezikshme për tensionet në veri, ndërkaq AGK-ja u ka bërë vazhdimisht thirrje autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare që të mundësojnë raportim të sigurt për gazetarët. /Express/