May 6, 2024
Kosovë

Kosovë: Kurti flet në seancën e Qeverisë për rastin tragjik në Bullgari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, vendi i të cilit është në zi për shkak të tragjedisë së një dite më parë, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, shkruan Alsat.

Kurti i kushtoi disa minuta nga seanca e sotme e Qeverisë së Kosovës, rastit, duke shprehur keqardhje për rastin tragjik.

“Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga kjo tragjedi kombëtare. Në emrin tim dhe të emër të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe urojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten. Në shenjë solidarizimi dhe nderimi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore”, ka thënë Albin Kurti./ Alsat.mk