May 13, 2024
Maqedoni

Sela: Teuta Arifi duhet të përgjigjet për privatizimet me oligarkun pro rus Daka Davidoviç

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka drejtuar një sërë akuzash drejt ish kryetares së komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi. Sela thotë se Bashkimi Evropian duhet të refuzojë propozimin e Qeverisë sonë për emërimin e Teuta Arifit si ambasadore në BE.

“Teuta Arifi duhet të përgjigjet para gjykatës për privatizimet korruptive me ish ministrin e Karaxhiçit, oligarkun pro rus Daka Davidoviç, për 800 punësimet fiktive, për falimentimin e komunës së Tetovës dhe për vrasjen e 14 qytetarëve në klinikën e Tetovës. Shteti i së drejtës është prioriteti kryesor i politikës së zgjerimit të BE-së. Fitimi i imunitetit diplomatik nga ana e Arifit si ambasadore e Maqedonisë së Veriut pranë BE-së do të thotë amnisti për këto krime. Nëse BE e ka përnjëmend luftën kundër korrupsionint, ajo duhet të refuzojë emërimin e Arifit, ashtu siç SHBA e refuzoi Fërrçkovskin”, shkruan Sela.