May 21, 2024
Maqedoni

Sela për tragjedinë në Tetovë: Po të isha në Qeveri, do të sillesha me ndërgjegje dhe moral

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur para mediat për tragjedinë në Tetovë.

Ka vlerësuar, se si ASh do të ndikojnë në çuarjen deri në fund të hetimit për shkaqet e zjarrit dhe këtë do ta bëjnë nëpërmjet Kuvendit.

“Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet Parlamentit do të ndikojë që hetimi të shkojë deri në fund. Nëse do të isha pjesëtar i Qeverisë, gjithë këtë do ta bëjë duke më brejt ndërgjegjja dhe morali, të shohim se sa do të kenë moral dhe ndërgjegje qeveritarët tanë”, tha Sela, transmeton TV21.

Siguroi, se nuk do të lejojnë të “fshihen pisllëqet”.