Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përkujtuar Arbën Xhaferin në 14-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sela ka theksuar se, edhe pse Xhaferi nuk është më mes nesh, vepra dhe mendimi i tij vazhdojnë të mbeten të gjalla.

“Arbën Xhaferi ishte një figurë e madhe, intelektual, politikan dhe atdhetar që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm”, ka shkruar Sela.

Ai e ka përshkruar Xhaferin si një mendje të kthjellët dhe një zë të mençur e të guximshëm, i cili punoi për dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

" "

“Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë. I përjetshëm kujtimi për ty, Kryetar. Prehu në paqe!”, ka përfunduar Sela.

sqShqip