May 2, 2024
Maqedoni

Sela nuk ndalet, pas tubimeve fillon takimet nëpër oda

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas shumë takimeve në tubime të përbashkëta tani ai këto takime po i zhvillon në oda të shqiptarëve për të cilat Sela shkruan se “Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete”.

Postimi i plotë:

Odat, në historinë tonë kombëtare kanë qenë institucion me peshë, ku janë kuvenduar tema të rëndësishme për familjen dhe popullin, janë pleqnuar ngatërresa e kanë lindur bashkime e unitete. Ne jemi të njëjtit, kemi të njëjtat vlera e tradita, që edhe përskaj ndryshimeve e adaptimeve të kohës, kemi ndërgjegjen e krenarinë e mjaftueshme për tu hyrë në oda, për të dhënë llogari për sukseset e për të kuvenduar rreth sfidave.
Sonte në Haraçinën heroike, në odën e kryetarit të degës, Skender Isufit, me miq e bashkëfshatare diskutuam për tema që na tangojnë të gjithëve.
Do të hyjmë në çdo odë, në çdo lagje, në çdo fshat e çdo qytet, për të dëgjuar hallin e çdo shqiptari e për t’i ngritur ato në institucione, ashtu siç ngritëm e zgjidhëm shumë prej tyre.
Faleminderit për mikpritjen!