Nesër, e diel, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës në Tetovë do ta mbajë Kongresin e partisë. Për shkak se nuk arriti të marr vulat, Sela do ta zyrtarizojë partinë e re Lidhja Shqiptare.
Taravari, i cili aktualisht i ka vulat e partisë i uroi fat dhe shëndet.
Sela dhe Taravari i ndanë rrugët në vitin 2024 kur njëri vendosi të shkojë në koalicion me VLEN-in ndërsa tjetri me Frontin Europian. Që atëherë kishte dy Aleanca, njëra e Selës dhe tjetra e Taravarit, pasi rasti për vulat e partisë shkoi në gjykatë dhe sot e kësaj ditë nuk ka vendim përfundimtar se kujt i takojnë ligjërisht ato.

