May 3, 2024
Maqedoni

Maqedoni, kërkohen motra 14 vjeçare dhe vëllau i saj 11 vjeçar

Të enjten në ora 13:10 në Stacionin Policor të Strumicës, D.Gj (36) nga fshati Sushicë, Strumicë, ka raportuar se janë larguar nga shtëpia vajza e tij e moshës së mitur M.Gj (14) dhe djali i tij K.Gj. (11), transmeton Lideri.

Sipas kallëzimit, ai dyshon se kanë shkuar te prrsoni D.R. në Strumicë, ku M.Gj. ka shkuar edhe më parë. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave, thuhet në njoftimin e policisë së Strumicës./Lideri