Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i bëri thirrje deputetit Ilir Demiri që të kthejë mandatin pasi ky i fundit vendosi ti bashkëngjitet VLEN-it. Sela thotë se që nga largimi i tij nga ASH, asnjë fjalë dhe asnjë veprim i tij nuk ka qenë në harmonizim me ASH-në dhe shton Demiri vazhdimisht ka përgënjeshtruar vetveten.

Unë distancohem nga çdo veprim politik ashtu siç u distancuam me rastin kur votoi ligjin për “Safe City”, krijoi Badenterin për tu zgjedh Avokati i Popullit. Kështu që jemi distancuar dhe është çështja e tij cilat do të jenë hapat e tjerë politik por në aspektin etik dhe moral, ai ka marrë mandat si deputet i ASH dhe ai duhet ta dorëzojë atë mandat, deklaroi Ziadin Sela – Kryetar i ASH.

sqShqip