May 3, 2024
Maqedoni

Sela: Asnjë qytetar që ka jetuar në Maqedoni gjatë tridhjetë viteve nuk do mbetet pa shtetësi

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Fillimisht ju kërkoj falje për pritjen, kështu e kan negociatat për të zgjidhë një çështje kaq të rëndësishme.

Sot patëm takimin e radhës lidhur me temën e shtetësisë, jemi në rrugë të mbarë dhe kemi arritur që një pjesë të madhe të temave lidhur me shtetësinë ti zgjidhim, por sot nuk do të japim detaje për ato çfar kemi biseduar.

Do të duhet që edhe njëherë të rishqyrtojmë të gjitha pikat dhe detajet, në mënyrë që të dalim me një propozim ligj konkret, të shkruar si propozim final, të dakorduar për shtetësinë, të cilin do ta bëjmë publik.

Nëpërmjet këtij ligji, ne synojmë që të paktën, të gjithë qytetarët që jetojnë dhe kanë jetuar prej tridhjetë vitesh në Maqedonin e Veriut, të mos mbeten pa shtetësi.

Po shkojmë drejtë zgjidhjes së kësaj çështje dhe shpresojmë që shumë shpejtë, në fillim të javës së ardhshme, do të dalim përsëri me qëndrimin tonë final.

Gjithmonë duke u udhëhequr nga idea që me rëndësi është të zgjidhet problemi dhe jo të flasim, fjalë të bukura dhe të mëdhaja, prandaj unë do ju kisha lutur që mos të kërkoni detaje, sepse interesi jonë është që t’u zgjedhim problemin atyre qytetarëve të cilët kanë nevojë.