Sejdini flet për përplasjen, Arnautoviç-Alioski! (VIDEO)
Sipas tyre Arnautoviç, mbiemri i të cilit në gjuhën turke tregon se i njëjti ndoshta mund të ketë edhe rrënjë shqiptare, e kishte sharrë Alioskin me nënë në gjuhën serbe.
Lidhur me këtë rast në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Televizionin kosovar, “Kanal10”, është prononcuar edhe numri një i futbollit në vend, Muhamed Sejdini, i cili tha se nëse ka ndonjë ofendim në bazë nacionale, atëherë UEFA gjithsesi se do të reagojë.
“Nëse ka ndonjë fyerje në bazë nacionale, gjithsesi që UEFA do të marrë edhe masa” – u shpreh Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini.
Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen e dytë në kuadër të “Euro 2020” do ta zhvillojë me 17 qershor kundër Ukrainës, kombëtare kjo që mbrëmë në një ndeshje mjaft interesante u mund nga Holanda me rezultatin 3:2.