“El Clasico” në gjymsëfinale të Kupës së Spanjës

Barcelona players celebrate with a trophy after they won the final of the Spanish Super Cup between Barcelona and Real Madrid, in Riyadh, Saudi Arabia, Sunday, Jan. 15, 2023. (AP Photo/Hussein Malla)

Një tjetër “El Clasico” do t’u servohet tifozëve të futbollit, pas atij që u zhvillua në finalen e Superkupës së Spanjës. Barcelona ia doli të triumfonte në atë takim, duke fituar edhe trofeun, ndërsa tani do të takohen në gjysmëfinale, me Real Madridin që synon të hakmerret.

Ndeshja e parë do të luhet më 1 mars në “Santiago Bernabeu”, derisa takimi i dytë luhet në “Camp Nou” më 5 prill. Gjysmëfinalja tjetër është ajo në mes të Osasunas dhe Atletik Bilbaos, e që finalja do të jetë më e zbehtë për dallim nga kjo fazë. Padyshim se çdokush do të shpresonte që Reali e Barca të takoheshin në finale, por që tani do e kenë fatin t’i shikojnë në gjysmëfinale.