Sefer Tahiri: Nuk mbaj mend Maqedonia e Veriut të ketë pasur një vit më tragjik se viti 2021
Profesori Sefer Tahiri në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se që nga viti 1998 që ndjek zhvillimet në vend, nuk mban mend ndonjë vit të jetë aq tragjik sa viti të cilin po e lëmë pas.
“Tragjik jo vetëm në kuptimin e vdekjeve që janë shkaktuar por tragjik por në kuptimin e faktit që ne sikur e kemi djegur apo sikur nuk e kemi parë në horizont shpresën për një të ardhme më të mirë”, tha Sefer Tahiri.
Ai tha se vendi ka pasur një vit pandemik ku u shkaktuan një numër shumë të madh të vdekjeve, që që sipas tij flet për brishtësinë e sistemit shëndetësorë, për mënyrën se si është ballafaquar pushteti institucionet me pandeminë.
“Mendojë që kovid-19 në RMV e ka marrë gjithë atë që mund ta merrte maksimalisht, ka marrë shumë jetë njerëzish dhe për këtë mendoj se ka përgjegjës konkret që mund të adresohen tek institucionet relevante”, tha Tahiri.
Profesori tha se në Maqedoninë e Veriut kemi pasur dy ngjarje tragjike që nuk mbahen mend në nivel më të gjërë.
“Ngjarjet e tilla nuk kemi pasur as në Evropë. Bëhet fjalë për ngjarje tragjike në spitalin e Tetovës ku vdiqën rreth dhjetëra persona, pra saktësisht 14 dhe ishte ngjarja gjithashtu me përmasa tepër tragjike, aksidenti i autobusit në Bullgari, i cili morri jetën e 45 personave”, deklaroi profesori universitar Sefer Tahiri.
Kjo sipas tij flet për atë se sa jeta dhe siguria e qytetarëve është e brishtë dhe se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për të siguruar jetën e qytetarëve. /SHENJA/