May 18, 2024
Maqedoni

SASHK vendos të vazhdoj grevën në shkolla, ndërpritet në çerdhe

Këshilli i SASHK-ut në mbeldhjen e sotme ka vendosur që të refuzoj propozimet e Qeverisë dhe të vazhdojë grevën në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov tha se shumica e anëtarëve janë shprehur që greva në shkolla do të vazhdojë derisa të gjendet një zgjidhje e re me Qeverinë.

Nga gjithsej 480 anëtarët të sindikatës shumica kanë votuar kundër ofertës së qeverisë për rritje prej 12 përqind.

“Nga gjithsej 480 sindikata, 388 ishin pro vazhdimit të grevës dhe 83 për thirrje për ndërprerjen e grevës. Shumica e tyre janë nga sindikata për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa sindikatat e arsimit fillor dhe të mesëm janë deklaruar për vazhdimin e grevës. SASHK, duke marrë parasysh rezultatet e përmbledhura, ka vendosur që greva në arsimin fillor dhe të mesëm të vazhdojë edhe nesër deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Nedelkov.

Ndërsa sa i përket institucioneve parashkollore greva është vendosur të ndërpritet dhe procesi të zhvillohet normalisht nga dita e nesërme. Ndellkov gjithashtu njoftoi se më 4 maj do të organizohet protestë nga punonjësit e arsimit./KlanMacedonia/