Saraji sërish do të bëhet me “deti”, pishina kalon në kompetenca të komunës
Banorët e Sarajit në të kaluarën lavdëroheshin se kanë detin e tyre, për shkak të pishinës atraktive që kishin.
“Deti” në Saraj ka gjasa të kthehet sërish.
Me kërkesë të komunës, qeveria miratoi vendimin që Pishina në Qendrën Rekreative të kalon nën menaxhimin e komunës së Sarajit, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Blerim Bexheti.
“Duke marrë parasysh gjendjen faktike të Pishinës së demoluar dhe objekteve afër që janë jofunksional për më shumë se 30 vite, tashmë me menaxhimin e komunës së Sarajit hapen mundësite që këtë pishinë të lënë në haresë, ta revitalizojmë dhe ta bëjmë përsëri atraksion për banorët.
Rinovimi i pishinës do të luan rol të rëndësishëm në tërheqjen e turistëve në këtë zonë dhe do të ndikoj dukshëm në zhvillimin ekonomik të komunës dhe bizneseve lokale.
Në përgjithësi, rivitalizimi i pishinës së vjetër mund të ofrojë përfitime të shumta, duke përfshirë rritjen e vlerave të pronës në afërsi, rritjen e të ardhurave nga taksat për komunën, zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përfitime tjera mjedisore”, ka shkruar Bexheti.