May 4, 2024
Maqedoni

Mërgimtari u bën apel bashkëvendasve: Ta bëjmë Debreshin fshat modern!

Ish futbollisti i Shkëndijës nga Tetova, Bekim Ameti, tani punëtor i njohur sportiv në Zvicër, u ka bë apel bashkëvendasve të tij nga fshati i lindjes Debresh, të për krijimin e një plani për ta rregulluar fshatin në stil modern. Apelin ua dedikon bashkëvendasve në Maqedoni dhe në diasporë, kurse e ka bë publik përmes Facebookut, shkruan Lideri.mk.

“U bej thirje të gjitve vendasve te mi nga Fshati Debresh të Gostivarit në Diaspor dhe ata ne Maqedoni për diskutime, komentare, për plane dhe Projekte të reja per zhvillimin dhe ndërtimin e Fshatit ton Debreshi . U bëj thirje të gjithve përcmendimet e lira , për Idea të reja , dhe Plan projekte të reja të diskutojm dhe ta ndërtojm Fshatin ton më Modern , dhe për një jet më të mir dhe punësime të ndryshme në Fshatin ton. Ju lutem shfaqni Idejat tua dhe Plan projektet tuja ne komentare , çdo mendim i lir ështe i mirseardhur dhe i respektuar dhe me ndihmën ton së bashku të bashkuar tja fillojm ndërtimin ma modern të fshatit ton inshallah Personalisht un Bekim Ameti për fillim kam hapur faqen e lirë Debreshi Modern për diskutime , komentare , mendime te lira dhe Plan projekte të reja / të gjith bashkarisht FRD – Forumi Rinor Debresh dhe Bashkësia Lokale-Fsh.Debresh IKD Integration Kulturverein Debresh”, shkruan Ameti në apelin e tij.