May 2, 2024
Maqedoni

Salla e mbushur plotë, Tetova i thotë PO Ndryshimit të Madh të Arben Taravarit

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sot është duke e zhvilluar takimin e radhës falënderues për përkrahje të qytetarëve pasi që vendosi të bashkohet me opozitën shqiptare për të sjellë, ashtu siç ai deklaron Ndryshimin e Madh të 8 Majit.

Sot tubimi në Tetovë është një sukses i jashtëzakonshëm i Tarvarit, pasi që pas publikimit të fotografive shihet përkrahje maksimale nga ana e tetovarëve për kreun e ASH-së. Gjithashtu prezent në sallë janë funksionarë të shumtë nga ASH në Tetovë, intelektualë, profesor, aktivist të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.

Për ndryshe, kreu i ASH-së ka përkrahje nga të gjitha degën e zonës së Pollogut, në veçanti të Tetovës për zgjedhjet e 8 Majit.